Agim Bahtiri takohet me njerëzit që protestuan kundër konkursit në Trepçë, jep një premtim

Publikuar më:

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është takuar me përfaqësuesit nga Këshilli Protestues i “Trepça” Sh.A në krye me Arsim Musa.


Në këtë takim, Këshilli Protestues kanë njoftuar kryetarin Bahtiri, lidhur me pakënaqësitë e tyre me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, si dhe hapat e mëtutjeshëm të cilët ata do t’i ndërmarrin.

Arsim Musa, në emër të Këshillit Protestues ka bërë të ditur se pas realizimit të kërkesës së tyre për shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje, nga Qeveria e Kosovës, ata do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin edhe të dy kërkesave, anulimin e konkursit, duke mos përfshirë fëmijët e ish- minatorëve si dhe shkarkimin e menaxhmentit.

Ndërsa kryetari Bahtiri, pasi dëgjoi pakënaqësitë e tyre i njoftoi ata se Qeveria e Kosovës nesër do të formoj një bord mbikëqyrës të përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”, i cili do të merret me vlerësimin dhe shqyrtimin e këtij konkursi në bazë të procedurave ligjore.

Po ashtu kryetari Bahtiri pas paralajmërimit të protestës së dhunshme nga Këshilli Protestues, kërkoi që protesta e nesërme të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme, duke u fokusuar vetëm tek trajtimi i kërkesave të tyre.

Me këtë rast Këshilli Protestues u dakorduan që protesta e cila do të mbahet nesër para objektit të menaxhmentit të “Trepçës” të jetë e qetë, ku do të mblidhen nënshkrimet e personave protestues, për t’iu drejtuar me një peticion Inspektoratit të Punës lidhur me ankesat e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.