Agim Bahtiri po përgatitet ta marrë në dorë VV-në e Mitrovicës

Publikuar më:

2020 erdhi e me këtë po afrohen edhe zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, që parashihet të mbahen në mars.

Dega e kësaj partie në Mitrovicë ka një prej garave më interesante, pasi prurje në parti është kreu i Komunës i cili është përplot ambicie.

Siç mëson “Jepi zë”, Agim Bahtiri ka nisur punën që në zgjedhjet e brendshme të kandidojë për kryetar të Degës, duke ia marrë kështu pozitën nënkryetarit të Komunës, Faruk Mujkës, që ka qenë në krye të kësaj dege prej disa vitesh.

Kjo garë e Bahtirit po konsiderohet e pashmangshme nga disa burime brenda VV-së, të cilat thonë se kryetari aktual i qytetit do të garojë sërish për mandatin e tretë dhe, sipas tyre, parakusht është të dalë fitues në parti.

Sidoqoftë, këto zgjedhje, përveç për postin e kryetarit, pritet të sjellin turbulenca pasi shumë anëtarë kanë shfaqur ambicie për të marrë pozita, sidomos tani kur VV-ja do ta krijojë Qeverinë.

E një çarje në këtë parti veçse ka nisur, pasi disa asamblistë i kanë dalë doresh Faruk Mujkes e Agim Bahtirit, madje edhe publikisht.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.