Agim Bahtirit i duket si odë zyra e kryetarit, në takim zyrtar merr edhe djalin

Publikuar më:

Takimi i sotëm i Agim Bahtirit me Lulzim Bashën nuk ishte i zakonshëm, pasi ndodhi diçka e paparë më herët.


Duket se kryetari ka zgjedhur ta familjarizojë komplet Komunën, duke marrë pas vetes në takim zyrtar edhe djalin Valon Bahtiri, shkruan Jepi zë.

Për këtë ka reaguar edhe aktivisti i shoqërisë civile, Besart Peci, i cili ka bërë pyetje ironike.

“A osht djali i kryetarit në takim apo e keqkuptova provincën?”, ka shkruar Peci.

Sidoqoftë, vlen të theksohet se një ndër premtimet më të mëdha të Agimit Bahtirit kishe qenë se nuk do të bëjë punësime familjare dhe nepotiste, por duke se gjerat kanë ndryshuar.

Nëse analizohet ekzekutivi por edhe legjislativi komunal, gjithkah gjendet një familjar i kryetarit.

Duke nisur nga motra e cila është asambliste, djali i vëllait drejtor për Emergjenca, miku i familjes(babai i gruas së djalit) drejtor për infrastrukturë, të rejën e motrës asambliste, djalin tjetër të vëllait shofer, e shumë kusherinj që u rehatuan si zyrtarë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.