Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Duart Xheladinit, nga fshati Sadovinë.
Vdekja e tij e parakohshme ka prekur rëndë familjen, të afërmit, miqtë dhe gjithë banorët e fshatit Sadovinë, të cilët kanë shprehur pikëllimin për humbjen e një të riu.
Përmes një njoftimi, banorët e fshatit kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Xheladini, duke lutur që Zoti ta mëshirojë të ndjerin dhe t’i japë familjes forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 28.07.2026, në kohën e drekës.







