Foto Ilustrim
Dy zyrtarë policorë dhe tre qytetarë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pas mesnate në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova bëri të ditur se të pesë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Sipas tij, në aksident ishin të involvuara dy vetura, një veturë e Policisë dhe një veturë civile, dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar dy zyrtarë Policorë të Rajonit të Mitrovicës, dhe tre persona të tjerë.







