Pushteti i kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, ka emëruar në Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Mitrovicë motrën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, si dhe një ish-kandidat për asamble nga Lista Guxo.
Në mesin e të emëruarve është Xhevrie Bahtiri, motra e deputetit Agim Bahtiri, si dhe Ilir Parduzi, kandidat i Listës Guxo për Kuvendin Komunal.
Komisioni Komunal i Aksionarëve i Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. në Mitrovicë ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve përmes një procedure të përshpejtuar.
Sipas vendimit të datës 6 korrik 2026, Komisioni ka emëruar në bordin e përkohshëm Ilir Parduzin, Xhevrie Ademi Bahtirin, Mexhit Musën dhe Xhavit Hasanin. Megjithatë, në vetë titullin e vendimit thuhet se po emërohen tre anëtarë, ndërsa në përmbajtje figurojnë katër emra, çka përbën një mospërputhje logjike në dokumentin zyrtar.





