Vetëvritet një i burgosur në Dubravë

Publikuar më:

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është regjistruar sot një rast i rëndë, ku një i burgosur ka vdekur pas një incidenti të vetëvarjes.

Sipas njoftimit të përbashkët nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ngjarja ka ndodhur në Pavijonin D, ku janë të akomoduar personat me nevoja të veçanta.

Zyrtarët korrektues bëjnë të ditur se menjëherë pas evidentimit të rastit, stafi korrektues dhe personeli mjekësor kanë reaguar duke ofruar ndihmën e parë dhe duke e transportuar të burgosurin me inicialet K.N. për trajtim urgjent në Spitali Rajonal i Pejës.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit korrektues dhe personelit mjekësor, i burgosuri ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës dhe prokurori kompetent, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se janë iniciuar procedurat hetimore dhe administrative për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË