Mitrovica po përballet me rritje të ndjeshme të çmimeve të banesave, duke arritur deri në 1,500 euro për metër katror, nivel i krahasueshëm me kryeqytetin.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Mitrovica renditet ndër qytetet më të varfra në vend, me numrin më të madh të familjeve përfituese të ndihmës sociale. Megjithatë, kjo gjendje nuk duket të ketë ndikuar në uljen e çmimeve në tregun e patundshmërive.
Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi arsyeshmërinë e këtyre çmimeve dhe faktorët që po ndikojnë në rritjen e tyre.
Lagjja më shtrenjtë momentalisht është rruga “Ali Zeneli” e cila pas hapjes dhe rregullimit të infrastrukturës vitin e kaluar ka ngritur edhe çmimin e metrit të banesës.







