“Tepër shtrenjtë – s’ke tjetër zgjidhje: ose me i rrit flokët, ose me u mësu vetë me i prerë!” – Mitrovicasi ankohet për çmimin e lartë të qethjes

Publikuar më:

Trendit të ngritjes së çmimeve, si duket, po i bashkohen edhe berberët dhe frizerët në vend.

Kohëve të fundit, në disa komuna të Kosovës është vërejtur një rritje e konsiderueshme e çmimeve për shërbimet e prerjes së flokëve, që sipas disa pronarëve të salloneve vjen si pasojë edhe e shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në Mitrovicë, qytetarët thonë se çmimi për një prerje flokësh ka arritur deri në 5 euro, çka për disa përbën një kosto të lartë krahasuar me të kaluarën.

Një qytetar i revoltuar ka treguar për “Jepi Zë” se tashmë po mendon alternativa për të kursyer: “Tepër shtrenjtë – s’ke tjetër zgjidhje, ose me i rrit flokët e me i pre më rrallë, ose me ble një makinë flokësh e me u msu vetë me i qeth.”

Rritja e çmimeve po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme në shërbimet bazë të përditshmërisë, për të cilat qytetarët nuk po gjejnë gjithmonë mbështetje apo alternativa të përballueshme./Jepi Zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.