Bllokimi i rrugëve në veri ka vazhduar edhe sot me një barrikadë të re.
KALLXO.com merr vesh që është ngritur edhe një barrikadë tjetër, tani në rrugën dytësore e cila gjendet në zonën e Zubin Potokut.
Barrikada është vendosur në rrugën e cila lidh fshatrat Zupçe e Çabër.
Sipas informatave të KALLXO.com gjithashtu barrikada e vendosur në rrugën kryesore Zubin Potok është zhvendosur më poshtë.
Sot, është raportuar situatë e qetë në veri të vendit.
(foto ilustrim)





