4 policë bëhen për spital gjatë përleshjes në ndeshjen Prishtina-Trepça

Publikuar më:

Katër zyrtarë policorë mbetën të lënduar pas përleshjeve që ndodhën mes tifozërive të Prishtinës dhe Trepçës.

Finalja e Superkupës së Kosovës në Basketboll, e zhvilluar mes dy klubeve të sipërpërmendura, u ndërpre dy herë – një herë gjatë çerekut të parë, e edhe në përfundim të çerekut të dytë, në të dyja rastet si shkak i hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë.

Pas ndërprerjes së dytë, zyrtarët e ndeshjes vendosën të largojnë të gjithë tifozët nga tribunat, në mënyrë që të mund të vazhdojë ndeshja. Si pasojë, vazhdimi i ndeshjes u shty për rreth një orë.

E Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, tha për Klankosova.tv se sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë ndeshjes basketbollistike mes Prishtinës dhe Trepçës, ka ndodhur një incident, “ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç’rast kanë lënduar 4 zyrtarë policorë, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës”.

Ajo theksoi se nga ana e tifozëve, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

“Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nis një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë’”, theksoi Ahmeti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.