Sot ka ndërruar jetë një qytetar mitrovicas që ishte goditur nga vetura më 5 korrik, 1 muaj më parë, në rrugën e “Ulqinit” në Zhabar të Mitrovicës, njofton mitropol.
I ndjeri ndodhej në trajtim në QKUK tash e një muaj, pas plagëve që kishte marrë nga aksidenti.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.