Lajm i hidhur: Vdes mitrovicasi që u godit nga vetura para 1 muaji në Zhabar, po trajtohej në QKUK

Publikuar më:

Sot ka ndërruar jetë një qytetar mitrovicas që ishte goditur nga vetura më 5 korrik, 1 muaj më parë, në rrugën e “Ulqinit” në Zhabar të Mitrovicës, njofton mitropol.

I ndjeri ndodhej në trajtim në QKUK tash e një muaj, pas plagëve që kishte marrë nga aksidenti.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË