Vushtrriasi deshi të “fluturoi”: Në zonën 40 voziti 124km/h, dënohet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për një vit

Publikuar më:

Policia në Mitrovicë njofton se ndaj një ngasësi ka shqiptuar gjobë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik për një vit.

Ky dënim u bë jpasi në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar, ka identifikuar ngasësin në fjalë me veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 124 kilometrash në orë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 kilometra në orë.

Policia e Kosovës rikujton se masa ligjore do të vazhdojnë të merren ndaj te gjithë kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor.

JU REKOMANDOJMË