Faruk Mujka përkrah grave në protestën e sotme për barazi gjinore: Gratë nuk pushojnë as të dielave

Publikuar më:

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka dalë përkrah grave në protestën e sotme ku ngritej zëri për barazi gjinore.


Ai teksa mbante në duar pankartën “Gratë nuk pushojnë as të dielave”, ka dhënë një mesazh pozitiv rreth barazisë.

Mujka ka mbajtur një fjalim para tyre ku ka vlerësuar rolin e gruas, shkruan Jepi zë.

Ndryshe, ka qenë grupi i grave asambleiste në bashkëpunim me zyrën për barazi gjinore, shoqërinë civile, gra dhe burra nga Mitrovica, që sot më 8 mars në ditën ndërkombëtare të grave ka organizuar këtë marsh me moton “MARShojmë S’festojmë”.

JU REKOMANDOJMË