9 vjet pa Fisnik Muharremin, futbollistin që e donte e gjithë Mitrovica

Publikuar më:

Fisnik Muharremi i njohur si “Fisi”, ishte ndër furbollistët më përspektivë të Kosovës.


Qytetarët e Mitrovicës i mbajnë mend paraqitjet e tij për KF Trepça ’89, ku në një konkurencë shumë të fortë, ai arrinte të zinte vend në formacionin e parë.

Fisi përveç talentit kishte një kulturë të lartë dhe sjellje shumë të mirë, shkruan Jepi zë.

Vdekja e tij kishte trondiur të gjithë qytetin e Mitrovicës, pasi ishte shuar një yll i futbollit që po vinte në skenë.

Jo vetëm familja e bashkëlojtarët e përjetuan rëndë vdekjen e tij, por të tronditur dhe në vaj ishin edhe grupi i tifozëve “Torcida”.

Vitet tani po ecin, por kujtimi për Fisin mbetet tek qytetarët e Mitrovicës. Njëra ndër lagjet më të mëdha dhe më të organizuara në Mitrovicë, Gorimahalla për çdo vit e përkujtojnë Fisin.

Fisnik Muharremi ishte operuar në Prishtinë, por pa sukses, ndërkohë që mjekët kosovarë i kishin preferuar trajtim jashtë vendit. Në shkurt të këtij viti, ai është operuar në Gjermani. Megjithatë, Fisi i la të gjithë pas një beteje të ashpër me sëmundjen.

Sot atë e ka përkujtuar edhe vëllau i tij Ferid Muharremi, duke bashkangjitur një fotografi me të birin, tek varri i Fisit.

“Do te kujtojme gjithmone si te buzeqeshur, te sinqert e shume te dashur per te gjithe, Na mungon shume 9 vite pa prezencën tënde por ne zemer dhe mendje te kem gjithmon vllau im”, shkruan vëllai./Jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.