Nga 15 Prill deri me 16 Prill 1999, mitrovicasit kishin rrugëtuar nga qyteti i Mitrovicës deri në Kukës.
Dita e eksodit nga Kosova në Shqiperi, shënohet si datë historike, ditë kur forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, u vërsulen mbi popullaten shqiptare te Mitrovicës.
Atë kohë vetëm Komuna e Mitrovicës kishte mbetur ende me qytetarë pasi që më parë ishte zbrazur pothuajse e tërë Kosova, shkruan Jepi zë.
Gjatë këtij rrugëtimi të detyruar me dhunë, shumica dërrmuese në këmbë, qytetarët përjetuan momente tronditëse, si: vrasje, dhunime, rrahje, plaçkitje, kidnapime, etj.
Për të mos e harruar këtë përjetim, çdo viti organziohet marshimi nga Mitrovica për në Kukës, ku pjesë e këtij rrugëtimi bëhen pjesë edhe qytetarë nga mbarë Kosova, si dhe qytetarët nga Shqiperia, ndërsa përmbyllet me një manifestim kulturor në Kukës.






