22 vdekje në Mitrovicë nga COVID, por qytetarët nuk respektojnë në përpikëri masat

Publikuar më:

Një grua nga Mitrovica që po trajtohej pas infektimit me COVID-19, ka vdekur sot rreth orës 4 të mëngjesit.


“Jepi zë” ka mësuar se ajo ishte e lindur në vitin 1971, dhe ka iniciale K.G.

Sipas burimeve, gruaja në fjalë jetonte në Zhabarë të Mitrovicës, dhe ishte duke u trajtuar në Klinikën infektive në QKUK. Mësohet se varrimi i saj u bë para pak minutash nga familjarët.

E kjo vdekje çon në 22 numrin e të vdekurve në Mitrovicë që nga nisja e pandemisë.

Por, këto shifra nuk po frikësojnë qytetarët e Mitrovicës, të cilët në numër të madh vazhdojnë të dalin pa maska.

Në Mitrovicë, po ashtu është evidentuar se nuk po respektohen masat si distanca sociale dhe maskat në ambiente të brendshme.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.