2 emra nga Mitrovica po përfliten për zëvendësministra në Qeverinë Kurti

Publikuar më:

Ndonëse është një prej qendrave kryesore, Mitrovica nuk do të përfaqësohet me asnjë ministër në Qeverinë e Albin Kurtit.


Sic u raportua sot, në listat me emrat e ministrave që pritet të votohen nesër, nuk figuron asnjë nga Mitrovica.

Mirëpo, politikanët nga Mitrovica duket se do t’i gëzojnë dy pozita të zëvendësministrave, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë.

“Jepi zë” mëson se një zëvendësministër do të jetë nga LDK-ja dhe një tjetër nga VV-ja, mirëpo për ta do të konfirmohet gjithcka nesër.

Sidoqoftë, vlent të theksohet se Qeveria Kurti do të ketë vetëm 33 zëvendësministra, dhe konkurrenca ka qenë mjaft e ashpër.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.