Vjen një lajm i mirë: Edhe 7 persona të dyshuar për koronavirus në Kosovë, dalin negativë

Publikuar më:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka thënë se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra që u morën nga persona që po dyshohen për koronavirus.


IKSHPK jep lajmin e mirë, duke konfirmuar se këto shtatë raste kanë dalë negative.

“Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative. Sikurse edhe ditëvë të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre”, thonë ata.

Sidoqoftë, sot gjatë ditës disa media raportuan me burime lidhur me një rast të prekur me koronavirus, mirëpo lajmi u demantua.

Ndryshe, Shqipëria është prekur mjaft shumë, duke u regjistruar viktima e parë nga virusi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.