Zhduket vajza 15-vjeçare, familja dhe policia e Kosovës në kërkim të saj

Publikuar më:

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Një rast i zhdukjes së një vajze të mitur nga Hajvalia është raportuar në Polici të mërkurën.

Sinjali mëson se nëna ka paraqitur denoncim pas zhdukjes së saj, duke njoftuar se vajza e saj nuk është kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit para dy ditësh.

Sipas saj, vajza e cila është nxënëse e SHMF “Pavarësia” në Hajvali, kishte mbaruar mësimin në mesditë dhe nuk u kthye si zakonisht e as as nuk është lajmëruar për ndodhinë.

Bazuar në informacionet e para, nëna ka theksuar se e bija ishte larguar edhe më parë nga shtëpia, por gjithmonë ishte kthyer pas një periudhe të shkurtër.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka iniciuar hetimin në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për të zbuluar vendndodhjen e vajzës dhe për të siguruar kthimin e saj në shtëpi.

JU REKOMANDOJMË