E trishtë: 26-vjeçari vdiq pasi u godit nga rrufeja, familja del me njoftim

Publikuar më:

Fatlind Bajselmani, 26-vjeç, vdiq të mërkurën pasdite pas goditjes që pranoi nga rrufeja në një zonë malore pranë Suharekës.

Rastin tragjik e konfirmoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, raporton Paparaci.

Familja Bajselmani njoftoi sot se varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten në ora 17:00, në varrezat e fshatit Maqitevë.

Vdekjen e 26-vjeçarit, siç njoftoi sot Policia e Kosovës, e konstatoi në vendin e ngjarjes një ekip mjekësor i Qendrës Klinike Mjekësore në Suharekë.

JU REKOMANDOJMË