Profesori Zahir Qerkini, nipi i të ndjerit Bajram Qerkini nga Mitrovica, është kandidat për gjyqtar në Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Zahiri është nipi i Bajram Qerkinit, ish-udhëheqës i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur dhe një ndër veprimtarët më të vjetër në Kosovë për çështjen e personave të pagjetur nga periudha e luftës.
Nga 22 kandidatë që garuan për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, lista që do t’u dërgohet deputetëve të Kuvendit për votim është ngushtuar në gjashtë emra. Komisioni i posaçëm, pas intervistimit të kandidatëve, përzgjodhi gjashtë prej tyre, ndërsa Kuvendi do të zgjedhë vetëm dy.
Për dallim nga disa kandidatë të tjerë, që nuk kanë bagazh të drejtpërdrejtë në të drejtën kushtetuese, profesori Zahir Qerkini aktualisht është asistent-profesor në Universiteti ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, ku ligjëron edhe lëndën e së drejtës kushtetuese krahasuese.







