Ish-deputetja e LDK-së dhe ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për, siç thotë ajo, bashkëpunim me Vuk Hamoviqin në blerjen e energjisë elektrike.
Ymeri ka reaguar me tone të forta, duke ironizuar situatën në sektorin energjetik:
“‘VukVendosje’ nga 5 blloqe vendos të operojë në KEK me vetëm një bllok sot. Nga mbi 800 MWh, prodhimi ka rënë në 116 MWh”.
Ajo ka vazhduar kritikat me një mesazh sarkastik ndaj pushtetit:
“Nga ‘Duaje tënden’ në ‘Puno për Vukun (tregtinë)’”, ka shkruar Ymeri.






