VV-ja fitoren më të thellë në zgjedhjet e së dielës e mori në qytetin prej nga vjen Bedri Hamza, në Mitrovicë.
Lëvizja Vetëvendosje fitoren me për qindjen më të madhe sa i përket komunave në zgjedhjet parlamentare të së dielës e arriti në Mitrovicë – qytetin prej nga vjen kandidati i PDK-së për Kryeministër dhe Kryetari aktual i kësaj partie, Bedri Hamza.
Me 100 për qind të votave të numëruara, VV-ja e Albin Kurtit ka marrë 65.08 për qind të votave në këtë qytet, përkatësisht 22 mijë e 434 vota.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 27.13 për qind të votave, apo 9 mijë e 352 vota.
Rezultati është veçanërisht domethënës duke pasur parasysh se Hamza deri pak muaj më parë kishte drejtuar Mitrovicën si kryetar komune, nga viti 2021 deri në vitin 2025.







