Vrasja në Vushtrri dyshohet se ndodhi për shkak të xhelozisë për një vajzë

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri.

Merrer vesh se viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.

Dyshohet se për rastin është arrestuar Bleon Dibrani.

Se një person është kapur për rastin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku  ’ në Vushtrri.

Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. Viktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është  konfirmuar se  viktima ka ndërruar jetë.

Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja.

Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.

Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.  Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”.

Sipa disa qytetarëve gjithë kjo dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjelozisë dhe inateve për një vajzë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.