Vjosa Osmani ia merr Jeta Statovcin GUXO-s, e çon drejt shuarjes

Publikuar më:

Vjosa Osmani ka paralajmëruar për një bashkim të mundshëm me Jeta Statovcin, ish-deputete e koalicionit VV-Guxo.

Osmani me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se me Statovcin e nisën bashkë rrugëtimin për në Kuvendin e Kosovës dhe se bashkë me të po “vazhdojnë drejt Kuvendit”, shkruan Insajderi.

“Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara. Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Jeta Statovci ishte deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit.

JU REKOMANDOJMË