Video: Golf 2-shi për shkak të ngricave, rrëshqet dhe përfundon jashtë rrugës

Publikuar më:

Një qytetar i cili ishte nisur në mëngjes me veturën e tij në rrugën e fshatit Druar të Komunës së Vushtrrisë ka pësuar një vetaksident.

Vozitësi i Golf 2-shi, sipas një dëshmitar që ka dërguar edhe video në “Jepi zë”, ka rrëshqitur duke përfunduar jashtë rrugës, por fatmirësisht pa lëndime.

Ky qytetar i ka thënë gazetës që rruga është plot me ngrica, dhe se po kanë shunë vështirësi në qarkullim.

Nga videoja shihet se automjetet tjera janë ndalur për ta ndihmuar, derisa një veturë me kapacitet më të madh po e ndihmonte Golf 2-shin të del nga kjo pjesë.

IMG_6178

JU REKOMANDOJMË