Vetura shkel një këmbësor në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, “fajtor” sërish rruga

Publikuar më:

Në orët e mbrëmjes vetura ka goditur një këmbësor në Vushtrri, teksa po kalonte rrugën, duke i shkaktuar lëndime.


I lënduari është dërguar në Spital, mirëpo nuk dihen detaje për shëndetin e tij, shkruan “Jepi zë”.

Ndërkaq, dëshmitarët thonë se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vetura po lëvizje në korsinë e rrugës që nuk është liruar për qarkullim.

Aty, mësohet se këmbësori ishte duke kaluar me c’rast edhe mori një goditje të rëndë që i shkaktoi plagë.

Duhet theksuar se për rrugën në fjalë është raportuar disa herë, pasi aty janë shkaktuar aksidente të shpeshta për shkak të moslëshimit në funksion të rrugës.

Ndryshe, rruga është përfunduar prej kohësh mirëpo nuk është lëshuar në qarkullim për shkak të disa probleme teknike. Kryetari Xhafer Tahiri premtoi se do të bënte dicka për ta lëshuar, mirëpo ajo gjë nuk ka ndodhur.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.