Vesa Broja thotë se Gjakova po e rrit përkrahjen për Bedri Hamzën

Publikuar më:

Mbështetja për kandidatin e PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, po rritet çdo ditë. Kjo u theksua edhe në takimin e zhvilluar në Gjakovë, ku dega e Partisë Demokratike të Kosovës shprehu mbështetjen e saj për kandidaturën e tij.

Kandidatja për deputete, Vesa Broja, e pranishme në këtë aktivitet, falënderoi degën e PDK-së në Gjakovë për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi nevojën për një lidership të vendosur që do ta çojë Kosovën drejt një të ardhmeje të sigurt dhe dinjitoze për të gjithë qytetarët.

“Kjo është koha për ndryshime dhe për një udhëheqje të fuqishme që do të garantojë një të ardhme më të mirë për vendin tonë,” u shpreh ajo.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.