Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë në çdo cep të Mitrovicës dhe Kosovës, duke prezantuar vizionin dhe prioritetet e saj politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fejza ka theksuar përkushtimin e saj për të dëgjuar nga afër nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, duke u zotuar për angazhim të palëkundur në përfaqësimin e interesave të tyre.
Ajo është takuar sot me banorët e Suhodollit.