Vesa Broja takohet me qindra gra në Mitrovicë: Angazhohet për përfaqësimin e gruas në Kuvend

Publikuar më:

Kandidatja për deputete, Vesa Broja, zhvilloi një takim të ngrohtë me qindra gra në Mitrovicë, ku diskutoi rëndësinë e përfaqësimit të zërit të gruas në Kuvendin e Kosovës. Në këtë tubim, Broja theksoi se forcimi i rolit të gruas në shoqëri është thelbësor dhe premtoi se do t’i përfaqësojë me dinjitet gratë në institucionet e vendit.

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe mbështetje, pjesëmarrëset shprehën shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre, ndërsa Broja garantoi se do të angazhohet për politika që fuqizojnë gratë dhe familjet në Kosovë.

Takimi në Mitrovicë është një tjetër dëshmi e mbështetjes së madhe që Vesa Broja po merr në këto zgjedhje, duke treguar se çështjet e grave janë një prioritet kyç në agjendën e saj politike.

#PDK131 #BedriHamza1 #VesaBroja38 #meVesënmëmirë

JU REKOMANDOJMË