Vëllezërit i shkojnë dhëndrit në shtëpi, e bëjnë “llom” atë dhe motrën e tyre

Publikuar më:

Tre vëllezër nga Podujeva në ditën e parë të vitit 2022 e morën rrugën për Prizren, për t’ia mësyer motrës së tyre dhe burrit të saj, të cilët i sulmuan në shtëpinë e tyre.

Vëllezërit e dyshuar rreth orëve të mëngjesit mbërritën në shtëpinë e dhëndrit dhe të motrës së tyre, në rrugën “Marie Shllaku” të Prizrenit, por jo për të festuar.

Një mosmarrëveshje mes miqve dhe dhëndrit në shtëpinë e këtyre të fundit eskaloi deri në sulm. Vëllezërit nga Llapi sulmuan motrën dhe burrin e saj.

Kur të dyshuarit kishin “kryer” punën e tyre, u larguan. Dhunën që pësuan në shtëpinë e tyre, gruaja me burrin e saj e denoncuan në Polici.

Lidhur me këtë ngjarje, prokurori kujdestar ka marrë vendim që rasti të hapet si “lëndim i lehtë trupor”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.