Vëllezërit e bëjnë “llom” të dashurin e motrës

Publikuar më:

Një grua nga Gjilani ka denoncuar në Polici se burri me të cilin po bashkëjetonte e ka mbyllur në banesë dje, rreth orëve të mbrëmjes.

Viktima ka deklaruar para hetuesve se në pamundësi për të dalë nga banesa, i ka njoftuar dy vëllezërit e saj, të cilët kur kanë shkuar te banesa, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka bashkëjetuar e kishte mbyllur në banesë, dhe e njëjta në pamundësi për të dalur, ka njoftuar dy vëllezërit e saj-te dyshuarit meshkuj kosovar të cilët posa janë takuar, janë përleshur fizikisht me të dyshuarin e parë me ç’rast  i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Te dyshuarit janë arrestuar dhe  pas intervistimit  me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.