Vedat Xhymshiti i njohur si “Vudi”, përfitues i projekteve nga Ministria e Kulturës në vitin 2023

Publikuar më:

Vedat Xhymshiti, i njohur në opinion si “Vudi”, është bërë publikisht i njohur për qëndrimet dhe sulmet e tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), veçanërisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Xhymshiti ka ngritur pretendime publike se Thaçi ka qenë i përfshirë në skema vrasjesh.

Ndërkohë, sipas të dhënave, Vedat Xhymshiti ka qenë përfitues i projekteve të financuara nga Ministria e Kulturës gjatë vitit 2023. Këto projekte janë mbështetur me fonde publike, të siguruara nga taksat e qytetarëve.

Këtë e ka bërë të ditur asamblisti në Kuvendin Komunal në Prishrinë përmes një postimi.

Postimi i plotë:

Vedat Xhymshiti, i njohur si “Vudi”, një nofkë që i shërben si strehë për të fshehur identitetin real, është riaktivizuar këto ditë si zëdhënës i spektrit anti-UÇK në Kosovë dhe Serbi. Asgjë e re, përveç faktit se tani këtë rol po e luan hapur dhe pa turp.

Ky person paguhet nga taksat tona dhe përfiton mjete financiare nga Ministria e Kulturës, të cilat i shndërron në instrumente propagande pro-serbe, për të goditur luftën çlirimtare dhe krerët e saj. Pra, paratë e qytetarëve përdoren për të financuar narrativat e armikut.

Koha e aktivizimit të tij nuk është aspak rastësi. Ai del në skenë pikërisht para vendimeve për pengjet që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Kjo nuk është as guxim e as mendim i lirë, kjo është shërbim politik i sinkronizuar.

“Vudi” është produkt dhe pasqyrë e logjikës politike të instaluar nga Albin Kurti, i cili jo vetëm që e toleron këtë diskurs, por e ka ushqyer dhe legjitimuar. Ironia është se i njëjti njeri është rrahur dhe keqtrajtuar deri në alivanosje nga eksponentë të lartë të Vetëvendosjes, për çka ekzistojnë fakte zyrtare në institucionet e rendit. Edhe kur e dhunuan, nuk e zgjuan.

Një gjë është e sigurt: sa herë që kjo pjellë shkine dhe soji i tillë ta sulmojnë UÇK-në dhe krerët e saj, kjo është shenjë paniku. Sepse drejtësia nuk frikësohet nga zhurma, dhe liria e tyre është më afër se kurrë!

JU REKOMANDOJMË