Një 29-vjeçar nga Kosova është ndaluar të shtunën nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, gjatë kthimit nga Gjermania për në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili tha se informacionin e ka marrë nga një person, identitetin e të cilit e ka konfirmuar.
Sipas tij, i riu, i lindur në vitin 1997, vazhdon të mbahet në ambientet e policisë në pikën kufitare, ndërsa ende nuk ka informacione të konfirmuara lidhur me statusin e tij procedural.
Koci ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të automjetit, policia serbe ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën njërën prej ulëseve të veturës. Sipas burimit të tij, i riu nuk ka qenë në dijeni se emblema ndodhej aty.
Ai shtoi se në automjet janë gjetur edhe disa monedha të argjendta.







