Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj profilit të rremë “Lule Gjeli”

Publikuar më:

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj profilit të rremë “Lule Gjeli”.

Personi i cili përmes një llogarie të rremë në rrjete sociale me emrin, “Lule Gjeli”, ka kërcënuar, shantazhuar dhe shpif në favor të VV-së figura të ndryshme publike në Kosovë.

Gjatë ditës së djeshme, gazetari Berat Buzhala përmes një postimi në Facebook, tha se e denoncuar personin në fjalë.

“Ky tipi e quan veten Taulant, jeton ne Amerike, vjen shpesh ne Kosove dhe ka raporte te ngushta me kreret e LVV’se dhe me AKI’in – me keta te AKI’se qe i ka punesu Dejona”, shkroi ai mes tjerash

Përvec tij, i njëjti profil, e pati shpallur të vdekur edhe ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Edhe deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ishte viktimë e këtij rasti.

Madje, kjo e fundit ka bërë të ditur sot se të hënën në mëngjes do të paraqitet në Prokurorinë Speciale për ta denoncuar profilin “Lule Gjeli” dhe për të ofruar çdo informacion që ka në dispozicion.

Teksa, Buzhala gjatë ditës së sotme ka publikuar edhe numrin kontaktues/kujdestar të Prokurorisë Speciale që po merret me “Lule Gjelin”.

JU REKOMANDOJMË