Vdekje e dyshimtë në Vushtrri

Publikuar më:

Një person në Vushtrri është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e viktimës.

“Raportohet se personi mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë së tij. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e të ndjerit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

JU REKOMANDOJMË