Vdekje e dyshimtë në Vushtrri, dyshohet që një 49 vjeçar u gjet i varur në litar

Publikuar më:

Sot rreth orës 16:00, në qytetin e Vushtrrisë, është raportuar se njëmashkull K/Shqiptar rreth 49 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.


Vdekjen e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, kurse njësitet përkatëse policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes.

Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi Avni Zahiti, duke mos dhënë shumë detaje.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar se   viktima mashkull K/Shqiptar rreth 49 vjeçar,  është gjetur pa shenja jete në banesën e tijë. Njësitet përkatëse  policore kane dal ne vendin e ngjarjes.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.

“Jepi zë”, ndërkohë, ka mësuar se personi është gjetur i varur në banesën e tij.

Sidoqoftë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.