Vdekje e dyshimtë në Vërnicë të Vushtrrisë, gjendet një trup i pajetë

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka njoftuar që sot ka gjetur një person të vdekur.

Zëdhënësi policisë, Avni Zahiti, ka konfirmuar se rreth orës 11:00 është gjetur një person pa shenja jete në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.

“Sot, rreth orës 11:00, Policia ka pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.
Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyer.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identikfikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”, ka thënë Zahiti për Jepi zë

JU REKOMANDOJMË