Qumështorja Vita ka bërë të ditur se ka pranuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) rezultatet e analizave të mostrave të produkteve të saj, të cilat, sipas kompanisë, konfirmojnë se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.
Në një njoftim publik, kompania thotë se rezultatet janë dërguar me email nga AUV pas përfundimit të protestës së fermerëve, duke theksuar se analizat hedhin poshtë pretendimet e ngritura për përbërjen e produkteve.
“Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme”, thonë VITA.






