Sot janë varrosur babai dhe dy fëmijë e tij nga Malisheva, të cilët humbën jetën tragjikisht nga një zjarr.
Në ceremoninë mortore, bëhet e ditur se, kanë marrë pjesë përfaqësues të strukturave komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, si dhe një numër i madh qytetarësh nga Malisheva dhe më gjerë, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.
“Mes dhimbjes dhe pikëllimit të madh, sot janë përcjellë për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha nga Gurbardhi, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre në qendrën e banimit kolektiv në Malishevë. Nga kjo tragjedi e rëndë humbën jetën babai Ilir Berisha, si dhe dy fëmijët e tij, Kujtim dhe Naile Berisha, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe gjithë Komunën e Malishevës. Në ceremoninë mortore morën pjesë përfaqësues të strukturave komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, ku Kujtimi dhe Nailja ishin nxënës, si dhe një numër i madh qytetarësh nga Malisheva dhe më gjerë, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit”.







