Vaki kosovare: 15-vjeçarja lind djalë, shteti e liron burrin dyfish më të moçëm

Publikuar më:

Në repartin e gjinekologjisë, të hënën u krye një lindje jo fort e zakontë. Mjekët sollën në jetë foshnjën e një 15-vjeçareje.

Me të marrë vesh, Spitali i Ferizajt e paraqiti rastin në polici, por prindi babë, 29-vjeçar, nuk u prangos. Siç u bë me dije, Avdi Krasniqi u la i lirë me urdhër të prokurorit.

Megjithëse Avdi Krasniqi u lirua në procedurë të rregullt, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj nuk kanë pranuar të tregojnë si erdhi deri te kjo, përveç që konfirmuan se rasti po vazhdon të hetohet.

Bashkësia jashtëmartesore me të mitur është e dënueshme nga 5 deri në 20 vjet me Kodin Penal të Kosovës, e deri në 20 vjet parashihet dënimi edhe për prindin që e lejon këtë afri me persona nën 16 vjet.

Martesa e Krasniqit dhe vajzës N.M. u krye me pëlqim të të rriturve.

“Ka thanë s’bon bre babë, je e re, anej-knej, baba i vet, kjo i ka thanë ja qeta ja e mys veten, tjeter s’du. Atëherë o ardhë baba i vet e jena marrë vesh ndërmjet vete qysh e kena adet” – ka deklaruar për Klan Kosovën babai i djalit që ka fëmijë me të miturën.

Hetuesit gjetën një zgjidhje kreative për të mos e dënuar babain e foshnjës. E nisën 15-vjeçaren te prindërit deri në mars, kur mbush të 16-at.

“Tha deri t’i mbush 16 vjet, te baba po e çojmë. Iu thashë okej. Tash ajo rrin si këtu si atje te baba i vet. Këta kishe kishin qitë ligj, a ka edhe me 13 vjet që po martohen…” shton Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.