Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njoftoi se sot që nga ora 10:00 iu është ndërprerë furnizimi me rrymë në impiantin për trajtimin e ujit të pijes.
Deri te kjo ka ardhur si pasojë e mospagimit të borxhit ndaj furnitorit të energjisë elektrike KESCO, shkruan Jepi Zë.
Me këtë, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë të pijes në Mitrovicë, Skënderaj dhe veri të Mitrovicës.
Ujësjellësi kërkoi nga qytetarët të kenë mirëkuptim dhe t’i kryejnë obligimet që kanë ndaj tij.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Nderprerja e furnizimit me uje te pijes
Si pasoj e mospageses se borgjit tone ndaj furnitorit te energise elektrike – KESCO, sot nga ora 10:00 na eshte nderprere furnizimi me energji elektrike ne Impiantin per Trajtimin e Ujit te Pijes ne Shipol, dhe me kete eshte nderprere edhe furnizimi me uje te pijes per Mitrovice, Skenderaj dhe Veriun e Mitrovices.
Ne jemi ne kontakt te vazhdueshem me perfaqesuesit e KESCO per te gjetur nje zgjidhje per te dalur nga kjo situate e pakendeshme, mirepo ende nuk dihet se kur do te rikthehet furnizimi me energji elektrike.
Konsumatoreve tane u kerkojme mirekuptim dhe njekohesisht u kerkojme qe te gjithe ata qe kan obligime ndaj ujesjellesi te njejtat ti kryejn sa me pare.
Posa te kemi informata te reja, ne do te u njoftojme.