U prezantua se ishte ministër, arrestohet nga Policia e Kosovës

Zëri qytetar

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Një person është arrestuar pasi është prezantuar se ishte ministër, meqë rast dyshohet se ka kryer veprat penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Mashtrimi“ dhe Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore kanë arrestuar personin e dyshuar me iniciale (R.B.) si dhe kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit të lartcekur me iniciale, përcjell Demokracia.com.

“Gjatë realizimit kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren si prova në procedurë penale. I lartcekuri dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar (ministër) dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë që t’iu ndihmoj në një çështje pronësore. Po ashtu gjatë hetimit ndaj të dyshuarit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim” thuhet në komunikatën e PK-së.

Siç njofton policia me këto veprime i dyshuari i lartcekur (R.B.) dyshohet se ka kryer veprat penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar” neni 409, Mashtrimi – neni 323 dhe Falsifikimi i dokumenteve – neni 390. Sipas kodit penal të RKS-së.

“I dyshuari pas intervistimit dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që rezulton se paraprakisht është dënuar edhe nga Gjykata me vendim të formës së prerë në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh për vepra të mëhershme penale “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, përfundon komunkata.

Të fundit

Vendos KQZ, në 23 vendvotime do të rinumërohen votat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen 23 vendvotime të zgjedhjeve të lokale të 17 tetorit. Tetë nga vendvotimet janë për kryetar komune,...

Lajme të tjera