U bën 2 ditë, Policia ende nuk ka arrestuar dy të dyshuarit për vrasjen e 26 vjeçarit mitrovicas

Publikuar më:

Para dy netësh në lagjen Tavnik ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi një person vdiq nga plagët e marra nga thika.

I vrarë mbeti 26 vjeçari Albert Muja, nga qyteti i Mitrovicës, shkruan “Jepi zë”.

E dje gjatë ditës u raportua se personat e dyshuar që po kërkohen nga Policia, janë L.B dhe A.Z nga Mitrovica, të cilët janë në arrati.

“Jepi zë” ka pyetur Policinë nëse të dyshuarit janë arrestuar, por zëdhënësi Avni Zahiti ka thënë se ata persona ende janë në arrati.

Ndryshe, gjatë bastisjes së shtëpive të të dyshuarve, Policia gjeti drogë e armë të gjata.

JU REKOMANDOJMË