Trajneri Gençoglu është larguar papritmas nga klubi i KB Trepçës, duke tradhtuar ekipën në ndeshjet vendimtare.
Ky largim i tij ka ardhur në momentet jo të mira, pasi nesër Trepça ndeshet me KB Pejën në ndeshjen e tretë të serisë finale, shkruan “Jepi zë”.
Lajmin për “Jepi zë” e kanë konfirmuar nga kryesia e klubit, duke konfirmuar poashtu se ekipën e merr në dorë trajneri Ilir Selmani.
Trajneri Gençoglu njihej për deklaratat “bombastike” dhe motivimin e basketbollistëve para ndeshjeve, por jo edhe për ndonjë teknikë të mirë të lojës.