Tronditet Kosova, vret djalin e axhës për tokë

Publikuar më:

Një person është vrarë pasditen e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.


Mësohet se viktima dhe dorasi ishin familjarë mes vete, më konkretisht djem të axhës.

Po ashtu, mësohet se viktima është Bashkim Brahimaj kurse i dyshuari Faton Brahimaj.

Siç merr vesh gazeta, vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore. Rastin e vrasjes e konfirmuan edhe nga policia rajonale në Pejë.

“Rreth orës 14 e 40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë . Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Me të arritur aty ka hasur në një person të shtrirë. Është njoftu emergjenca, ka dalë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatu vdekjen. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante po ashtu edhe prokurori i shtetit. Nuk dihet ende për motivet, këtë do ta tregojnë hetimet”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.