Tragjike: Vdesin 4 kosovarë në aksident trafiku, një viktimë është vetëm 12 vjeç

Publikuar më:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Po një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Koshare ku kanë mbetur të vdekur 4 persona”, tha Veseli.

Kurse drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri ka konfirmuar për mediat se në mesin e viktimave është edhe një 12 vjeçare.


“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në fshatin Koshare. Viktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e viktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.