Një nxënës 15 vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është rrëzuar në sallën e edukatës fizike në shkollën “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj.
Këtë për Metron e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajit Kanun Veseli i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:15.
“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit”, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.” tha Veseli.
Sipas Veselit, nxënësi është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku sipas mjekut kujdestar, pavarësisht përpjekjeve për trajtim mjekësor, ai ka ndërruar jetë.
“Në lidhje me rastin janë njoftuar Njësia e Hetimeve e stacionit policor, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore” ka shtuar Veseli.
Rasti është raportuar edhe te prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit






